Takim pune me Komitetin e Shitjes

Në zyrat e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës është mbajtur takimi i parë i Komitetit të Shitjes për vitin 2020, ku janë diskutuar çështja e iniciativës për hartimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Katastrofat Natyrore me qëllim të cedimit të riskut tek siguruesit.

Gjithashtu, është disktuar për vlerësimin e mundësive të detyrimit të kompanive ndërtimore në kontraktimin e sigurimit CAR (Construction All Risk) për të mbuluar përgjegjësitë dhe dëmet që mund të shkaktohen ndaj palëve të treta gjatë punimeve, çështjen e sigurimit të përgjegjësive në profesionet e lira si avokatia, si dhe propozimet për organizimin e trajnimeve profesionale për profesionistët në fushën e sigurimeve.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Takimi parë me Komitetin e Teknologjisë Informative

Dje është mbajtur takimi i Komitetit të Teknologjisë Informative të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me punët dhe detyrat që do të ketë ky komitet gjatë vitit 2020.

Në takim, anëtarët kanë diskutuar lidhur me ndërtimin e një baze të të dhënave për produktet e sigurimeve vullnetare, ku kompanitë mund të vlerësojnë historikun e klientëve në rastet e marrjes në sigurim të tyre si dhe çështje të tjera për të përmirësuar aspektet e teknologjisë në industrinë e sigurimeve.

Komiteti do të mbajë mbledhjet çdo muaj për të diskutuar lidhur me të arriturat gjatë periudhave vijuese.

/Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Takim me Komitetin e Financave

Sot është mbajtur takimi i parë i Komitetit të Financave të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ku është diskutuar lidhur me sfidat në implementimin e Ligjit të ri për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, nevojën për trajnimet e vazhdueshme IFRS 16 si dhe trajnimet profesionale për stafin e kompanive të sigurimit të angazhuar në departamentet e financave.

/Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Takim me Komitetin e Marketingut

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit të Marketingut ku është diskutuar lidhur me aktivitetet e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në promovim të produkteve të sigurimit që ofrohen nga kompanitë e sigurimit si dhe aktivitetet tjera që do të ndërmerren në edukim sa më të mirë të policëmbajtësve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Po ashtu, anëtarët e Komitetit janë njoftuar për organizimin e Panairit të parë të Sigurimeve ku të gjitha kompanitë e sigurimeve do të kenë mundësinë për shpalosjen e ofertave dhe produkteve të tyre për klientët potencial në sigurime.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Takim pune me ekspertin e Deloitte

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Shefi i Zyrës Ligjore Venhar Hana kane pritur në takim Ruzhdi Zenelaj – Ekspert Tatimor nga Deloitte ku kane diskutuar lidhur me çështjet me rendësi për industrinë e sigurimeve që derivojne nga Ligji i ri për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave si dhe nevojën për sqarimin e disa përcaktimeve ligjore të përcaktuara në të njëjtin.

/ Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]